Harduer

Publikohen foto koncept të telefonit Nokia C1

Dec 19 2016
0 Shpërndarje
Publikohen foto koncept të telefonit Nokia C1

nokia-c1-concept-02_121916050829Nokia C1 nuk pritet që të debutojë deri vitin e ardhshëm si një nga flagship-ët që do të shënonte kthimin e markës Nokia nën HMD Global, në treg. Pajisja është paraqitur tani në një rrjedhje që tregon imazhe digjitale gjithashtu edhe disa aspekte kyçe që pritet të ketë pajisja.

Imazhet u paraqiten në Weibo dhe duken më shumë si dizajnë koncepti se sa si një telefon i mençur real. Ka një raport të trupit me ekranin që është i pazakonshëm, me ekranin që merr pothuajse krejtësisht hapësirën e pjesës ballore. 

Nuk ka një buton shtëpi fizik ndërkohë që kamera ballore dhe sensori ndodhen në pjesën e sipërme me një gjatësi altoparlanti të pazakontë që i ndan në mes.  Ndodhet edhe një tjetër i ngjashëm në skajin e poshtëm gjithashtu.

nokia-c1-concept-03_121916050829

Ka butona anash dhe sipër, ka një kamera të dyfishtë me një flash LED në anën e majtë dhe një flash LED më të gjatë në anën e djathtë. Kamera e sipërme e cila me shumë siguri është kryesorja është më e madhe se ajo poshtë saj, por të dy kamerat janë rrethore.

Gjithashtu, imazhi përmban disa detaje të Nokia C1 dhe nga të dhënat, pajisja do të fuqizohet nga një  Snapdragon 830 me 4GB RAM. Ka tri versione memorie, 32 GB, 64GB dhe 128 GB për të zgjedhur. Pajisja gjithashtu pritet që të ketë Android 7.1 Nougat menjëherë sa blihet.

Për më tepër, kamera prapa është 12 + 16 MP me kombinim sensori. Kamera e prapme gjithashtu përmban një flash Xenon me LED të trefishtë. Në pjesën ballore është një kamera modeste 5MP për selfie. Pajisja ka një bateri 3,210mAh bateri. Nokia C1 gjithashtu pritet që të ketë një portë  USB Type-C edhe duket sikur ende e ka vendin 3.5mm për audio. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia C1
Lajmet e fundit>