Harduer

Publikohen foto të dizajnit të mundshëm të iPhone 8

May 10 2017
0 Shpërndarje
Ato tregojnë një iPhone 8 me ekran OLED i cili pushton skajet e telefonit si dhe një një kornizës çeliku në anët e tij ngjashëm me iPhone 4. Publikohen foto të dizajnit të mundshëm të iPhone 8 Photo Source: OnLeaks

Kemi parë e dëgjuar pafund foto e informacione rreth iPhone 8-ës muaj e fundit dhe tashmë një set i ri fotografik vjen nga Onleaks. Këto imazhe janë bazuar në imazhet CAD dhe mund të ofrojnë pamjen më të saktë të iPhone të ardhshëm.

Ato tregojnë një iPhone 8 me ekran OLED i cili pushton skajet e telefonit si dhe një një kornizës çeliku në anët e tij ngjashëm me iPhone 4.

Në pjesën e pasme shfaqet dizajni prej xhami dhe dizajni vertikal i kamerës duale. Prej kohësh është raportuar se iPhone 8 do të kenë sistem vertikal kamerash. Ajo që mungon në këto foto është skaneri i shenjave të gishtërinjve Touch ID.

Ekzistojnë dy mundësi: skaneri është poshtë ekrani ose i fshehur në logon e Apple në pjesën e pasme të telefonit. Raportohet se përmasat e telefonit do të jenë 143.5 x 70.9 x 7.7 mm.

Vlen të theksohet se ky mund të jetë vetëm njëri prej disa dizajneve që Apple po teston me iPhone 8. Në fillim të javës që reagim nga analisti i shquar i KGI Securities Ming Chi Kou tregoi problemet në prodhim të iPhone 8-ës. Për më tepër ju ftojmë të shikoni fotot në galerinë mëposhtë /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>