Harduer

Publikohen foto të Moto X 2017, bie në sy ekran 5.2 inç dhe skaneri i shenjave të gishtërinjve

Dec 2 2016
0 Shpërndarje
Publikohen foto të Moto X 2017, bie në sy ekran 5.2 inç dhe skaneri i shenjave të gishtërinjve

moto-x-2017-leak_01-730x482Spekulimet rreth Moto X 2017 kanë bërë xhiron në internet ditët e fundit dhe tani një tjetër rrjedhje informacioni tregon dy imazhe të një Moto X 2017 real që na jep një ide të mirë rreth se si do të duket brezi i katërt i produktit nga kompania.

Imazhet e reja të Moto X4 vijnë nga /LEAKS të cilat tregojnë një paisje prej metali dhe me shumë mundësi do të ketë një ekran 5.2-inç.

Poshtë ekrani ndodhet një skaner i shenjave të gishtërinjve ndërkohë që butonat fizik të fuqisë dhe të volumit ndodhen në anën e djathtë të telefonit. Gjithashtu ka një sensor afërsie dhe kamerë ballore, me logon e Moto që ndodhet skajin e majtë lart të telefonit.

moto-x-2017-_-01

Prapa është kamera kryesore e telefonit e cila pak a shumë i ngjason asaj të Moto Z. Përveç kamerës, ju mundet gjithashtu të shikoni logon Moto dhe një mikrofon dytësor për anulimin e zhurmës pothuajse në skajin e majtë lart.

Trupi i telefonit është goxha i trashë në telefon, me hapësira të mëdha sipër dhe poshtë ekranit.

moto-x-2017-_-02

Moto X 2017 me shumë mundësi do të vijë me Android 7.0 Nougat, duke marrë parasysh faktin që kompania tashmë e ka një ndërtim shumë të mirë me debutimin e fundit për Moto Z Droid.

Detajet për pjesën tjetër të telefonit mungojnë, por nëse spekulimet e mëparshme janë për tu besuar, Moto X 2017 mund të ketë 3GB/4GB RAM, dhe të jetë i disponueshëm në variantet Argjend dhe Ari. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>