Harduer

Publikohen foto të reja të Galaxy S9, vjen në katër ngjyra

Feb 6 2018
0 Shpërndarje
Përveç ngjyrës së re të purpurt, imazhet zbulojnë ridizajnimin e skanerit të shenjave të gishtërinjve i vendosur ngjitur me kamerën e pasme. Publikohen foto të reja të Galaxy S9, vjen në katër ngjyra Photo Source: Evan Blass

Samung do të prezantojë Galaxy S9 pas pak javësh në Kongresin Mobil Botëror më 25 Shkurt dhe fotot më të fundit të publikuara nga insajderi i industrisë Evan Blass në Twitter na japin një panoramë të plotë të asaj çfarë mund të presim na flagshipi i kompanisë.

Përveç ngjyrës së re të purpurt, imazhet zbulojnë ridizajnimin e skanerit të shenjave të gishtërinjve i vendosur ngjitur me kamerën e pasme.

Gjithashtu vihet re një modul i dyfishtë kamera për modelin S9 Plus i orientuar vertikalisht dhe i ngjashëm me modulin e iPhone X.

Edhe më herët Samsung ishte shprehur se një prej fushave ku do të fokusohej me S9 do të ishte kamera. Sipas Blass S9 do të debutojë në katër ngjyra: zezë, purpurt, gri dhe blu. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>