Harduer

Publikohen foto të telefonit Android Go nga Samsung

Jul 3 2018
0 Shpërndarje
Me apo pa Android Stock, Galaxy J2 Core është një telefon Go që do të thotë se vjen me aplikacionet Go të Google. Publikohen foto të telefonit Android Go nga Samsung

Prej kohësh është spekuluar në lidhje me një telefon Android Go nga Samsung ndërsa sot kemi disa foto të tij.

Sipas SamMobile telefoni quhet Galaxy J2 Core.

Përveç informacioneve rreth harduerit të pajisjes, fotot zbulojnë se Samsung do të përdorë Androidin e tij të modifikuar pavarësisht se telefoni është pjesë e programit Android Go.

Sipas SamMobile, programi Android Go nuk kërkon instalimin e versionit të pastër të Android, por mjafton që telefonët Go të jenë më të shpejtë dhe më efikasë.

Me apo pa Android Stock, Galaxy J2 Core është një telefon Go që do të thotë se vjen me aplikacionet Go të Google.

Nuk dihet se kur Samsung do të prezantojë telefonin Android Go apo në cilat vende do të shitet e as sa do të kushtojë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>