Harduer

Publikohen fotografi që paraqesin pajisjen iPhone 5C në shumë ngjyra

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Publikohen fotografi që paraqesin pajisjen iPhone 5C në shumë ngjyra

iphon 5cDisa fotografi të zbuluara tregojnë atë që duket të jetë iPhone 5C me çmim të lirë në ngjyrë të purpurt.

Fotografitë e reja tregojnë që pajisja mund të jetë mengjyra të tjera, duke përfshirë modelet me ngjyrë të kaltër, të gjelbër, të verdhë dhe të bardhë.

Dy fotografitë e para vijnë nga faqja kineze iApps.im. Siç mund të shihni, njëra nga këto fotografi paraqet një iPhone 5C që është pa pako, në ngjyrë të kaltër.

Në të dytën, ju mund të shihni modelin me ngjyrë të verdhë, të kaltër dhe të bardhë të iPhone 5C. Ndërkohë, C Technolgy ka postuar një fotografi që duket të paraqes një iPhone 5C në ngjyrë të gjelbër.

Për dallim nga fotografitë e tjera, ky nuk përfshin një ngjitës që ilustron ballinën e iOS 7 në një sfond që përkon me ngjyrën. Këto ditë kemi parë mjaft shumë lajme për iPhone 5C.

Më herët gjatë ditës së hënë, një video u paraqit që dyshohej se e paraqiste telefonin duke punuar. Javën e kaluar, disa fotografi amatore të njësisë u publikuan. Apple sipas informacioneve të deritanishme pritet që të zbulojë iPhone 5C dhe iPhone 5S më 10 shtator. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>