Harduer

Publikohen fotot e para të Apple iPhone XS

Aug 31 2018
0 Shpërndarje
Sipas 9to5Mac telefonët e rinj do të kenë një ngjyrë të re, ngjyrën e artë. Dy ekrane OLED janë projektuar, 5.8-inç dhe 6.5-inç. Publikohen fotot e para të Apple iPhone XS

Një uebsajt ka publikuar disa imazhe të telefonit që besohet të jetë i iPhone të ardhshëm dy javë përpara debutimit zyrtar të tyre.

Sajti i lajmeve të Apple, 9to5Mac publikoi një foto të pajisjeve ditën e Enjte duke thënë se pret që telefonët të quhen iPhone XS.

Publikimi i fotos vjen pak ditë pasi aksionet e Apple shënuan vlera rekord prej mëse 228 dollarë ndërsa iPhone e rinj pritet të debutojnë më 12 Shtator.

Sipas 9to5Mac telefonët e rinj do të kenë një ngjyrë të re, ngjyrën e artë. Dy ekrane OLED janë projektuar, 5.8-inç dhe 6.5-inç.

Të dhënat e publikuara nga 9to5Mac janë në një linjë me informacionet e rrjedhura në muajt e fundit.

Analistët gjithashtu presin që Apple të lançojë edhe një model low-cost 6.1-inç me ekran të lirë LCD dhe jo OLED.

Sajti gjithashtu publikoi një foto të orës së re Apple Watch 4 i cili do të ketë ekrane pa skaje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>