Lajmet

Windows 9 me multi-desktop (video)

Sep 12 2014
0 Shpërndarje
Windows 9 me multi-desktop (video)

Në internet janë publikuar pamje të sistemit të ardhshëm operativ Windows 9. Në këto pamje duket qartë ndryshimi i ndërfaqes, ku duken qartë disa ikona të reja dhe rikthimi e menusë të shumë kërkuar Start.

win9

Sistemi operativ Windows 9 do të ketë edhe disa cilësi dhe opsione të reja, të cilat nuk kanë qenë pjesë e versioneve të mëparshme.

Një nga këto opsione e ka fillin nga kërkesat e shumta të përdoruesve mbi krijimin e një hapësirë pune, në të cilën mund të futen aplikacione të ndryshme. Në këto hapësira pune do të jetë shumë e thjeshtë të punosh me shumë aplikacione njëherësh.

Në një nga këto foto duket që sistemi operativ Windows 9 mund të përdoret pa problem edhe në kompjuterët personal me një RAM prej vetëm 1 GB, gjë e cila do të thotë që Microsoft ka punuar seriozisht për të optimizuar sistemin operativ për të gjithë përdoruesit.

 win9-1win9-2win9-3win9-4

win9-5 win9-6win9-7win9-8

win9-tech1win9-tech10win9-tech11win9-tech12

Diçka e re që i është shtuar Windows 9 është edhe qendra e njoftimeve, e cila ndodhet në krahun e djathtë të ekranit. Qendra e njoftimeve do t`ju njoftojë për çdo e-mail dhe njoftime të tjera që vijnë nga aplikacione të ndryshme.

Kompania teknologjike Microsoft pritet që ta prezantojë sistemin operativ Windows 9 më datë 30 shtator të këtij viti.

win9-21win9-22win9-23win9-24

win9-25win9-26win9-27win9-28

Në këtë event kompania mund të lëshojë një version beta të sistemit, pasi pritet që versioni përfundimtar të shpërndahet masivisht në fillit të vitit 2015. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>