Lajmet

Publikohen imazhe të asistentit virtual Cortana për Office dhe shfletuesit Spartan

Feb 8 2015
0 Shpërndarje
Publikohen imazhe të asistentit virtual Cortana për Office dhe shfletuesit Spartan

new-microsoft-office-tabs-phoneCa imazhe të publikuara në WindowsBlogItalia shfaqin aplikacionin “Work Assistant” për Windows Phone. Parimisht ky aplikacioni është një projekt i brendshëm i Microsoft i cili do të sjellë karakteristikat e integrimit të zërit në aplikacionet Office.

Imazhet e paraqitura shfaqin mënyrën sesi aplikacioni do të funksionojë me asistentin dixhital Cortana për të kërkuar dhe shpërndarë skedarët e Office. Duke qenë se ky është një projekt i brendshëm, me shumë gjasa do të na duhet të presim ca kohë gjer në një datë publikimi zyrtar.

windows-10-spartan-bing

Shfletuesi Spartan

Mendohet se ndërtimi i radhës së Microsoft Windows do të jetë 10009, i cili do të sjellë edhe shfletuesin Spartan. Por përpara se të mbërrijë ky ndërtim i Windows 10 edhe njëherë kanë mbërritur ca imazhe nga rrjeti social kinez Weibo të cilët tregojnë shfletuesin në Windows 10, një ndërtim mjaft i ngjashëm me 9926 për nga ndërfaqja.

Është konfirmuar se shfletuesi do të mbërrijë gjatë përditësimeve Vëzhgimit Teknik të Windows 10 edhe pse një pjesë të motorit të tij të përpunimit e kemi në ndërtimin 9926 të Windows 10 publikuar tre ditë pas eventit të 21 Janarit. Kur ky shfletues të jetë i disponueshëm do të këmi shumë për të parë e mësuar prej tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>