Harduer

Publikohen imazhe të Moto G5S dhe G5S Plus, zbulojnë dizajn metalik dhe kamera të dyfishta

May 25 2017
0 Shpërndarje
Ishte Android Authority që publikoi fotot duke na dhënë një pamje paraprake të asaj që po vjen. Detaji i parë që vëmë re janë opsionet e ngjyrave: blue artë dhe gri. Publikohen imazhe të Moto G5S dhe G5S Plus, zbulojnë dizajn metalik dhe kamera të dyfishta Photo Source: Android Authority

Gjatë Kongresit Mobil Botëror të këtij viti Lenovo prezantoi Moto G5 dhe G5 Plus. Ato ishin pasardhësit e modelit të vitit të kaluar G4 dhe G4 Plus.

Edhe dizajni në terësi ndryshoi goxha me një “prekje” premium, linja G5 është ende në rangun e telefonëve buxhetorë.

Tashmë foto të modeleve më të fuqishme, konkretisht G5S dhe G5S Plus, janë shfaqur në internet dhe madje me një ndërtim prej metali e kamera të dyfishta.

Ishte Android Authority që publikoi fotot duke na dhënë një pamje paraprake të asaj që po vjen. Detaji i parë që vëmë re janë opsionet e ngjyrave: blue artë dhe gri.

Së dytë Moto G5S është identik me Moto G në dizajn me përjashtim të një kornize metalike. Nisur nga rrjedhjet me mëhershme të informacioneve kemi mësuar se G5S do të ketë ekrani 5.2 inç 1080p.

Prandaj nuk ka vend për përmirësim në këtë aspekt duke qenë se edhe modeli i kaluar ka ekran 5.2 inç. Sipas fotove modeli më i madh, G5 Plus, mund të jetë i pari i kompanisë me dy kamera.

Ai pritet të jetë i disponueshëm në katër ngjyra: artë, gri, zezë dhe argjendtë. Së fundit ekrani i tij do të jetë 5.5 inç 1080p IPS LCD. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>