Harduer

Publikohen imazhe të reja të tabletit Samsung Galaxy Tab 4 10.1

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Publikohen imazhe të reja të tabletit Samsung Galaxy Tab 4 10.1

Samsung-Galaxy-Tab-4-10.1-in-white-and-blackPasi pamë Samsung Galaxy Tab 4 7.0 tashmë edhe Galaxy Tab 4 10.1 u shfaq në disa imazhe të rrjedhura në internet gjithashtu, falë @evleaks. Ashtu siç duket edhe nga emri, Samsung Galaxy Tab 4 10.1 ka një ekran 10.1 inç me rezolucion 1280 x 800 pixels, dhe është pasardhësi i Galaxy Tab 3 10.1. Ashtu si modeli 7 inç edhe Galaxy Tab 4 10.1 do të ofrohet në dy ngjyra: të bardhë dhe të zezë.

Pajisja do të ketë versionin më të fundit të platformës Android, atë KitKat 4.4, një procesor Quad-Core Qualcomm Snapdragon 400 me shpejtësi 1.2 Ghz, 1.5 GB RAM dhe 16 GB hapësirë të dhënash. Tableti pritet të ketë një kamerë frontale 1.2 Megapixel dhe të pasme 3 Megapixel. Këto veçori nuk janë të parametrave të lartë, prandaj mund të presim një tablet me çmim më të ulët.

Ne akoma nuk e dinë nëse Samsung ka në plan të lançojë një version 8 inç të tabletit. Gjithsesi, mesa duket kompania po bëhet gati të prezantojë familjen e re të tabletëvë më 24 prill, dhe kjo datë është e dukshme në ekranet e të dy tabletëve 4.0 dhe 10.1. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>