Harduer

Publikohen imazhe të smartfonit LG G3

May 5 2014
0 Shpërndarje
Publikohen imazhe të smartfonit LG G3

LG-G3-black-photo-01Mos është ky LG G3? E kemi fjalën për smartfonin më të mirë të kompanisë që do të zëvendësojë G2 dhe që supozohet se do të prezantohet zyrtarisht më 27 maj. Imazhi u zbulua nga @evleaks, por që nuk vjen nga burimet e saj, por nga një pale tjetër.

Mesa duket, kemi të bëjmë më një mbështjellëse mbrojtëse rreth LG G3. Pajisja që ndodhet ngjitur me këllëfin është ajo çfarë besojmë se duhet të jetë dhe pikërisht LG G3. Pajisja do të ketë një dizajn të hollë, një kamerë të pasme me dritë të dyfishtë LED, plus edhe disa butona të pakët në pjesën e pasme. Edhe më këllef përsëri pajisja duket mjaft e hollë.

Besohet se LG G3 do të jetë smartfoni i parë i kompanisë LG që do të ofrojë një ekran Quad HD (1440 x 2560 pixels). Sigurisht që smartfoni do të përfshijë një processor Quad Core Snapdragon 801 ose mbase 805, 3 GB RAM dhe Android KitKat më një ndërfaqe të re të zhvilluar nga LG. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>