Harduer

Publikohen imazhe të telefonit të fundit ndërtuar nga BlackBerry

Dec 11 2016
0 Shpërndarje
Publikohen imazhe të telefonit të fundit ndërtuar nga BlackBerry

mercury-collage-796x530Gjatë muajit Shtator BlackBerry tha se nuk do të prodhonte më telefonë inteligjentë dhe se në të ardhmen do të mbështetej tek partnerët për ndërtimin e produkteve.

Ky veprim dukej i mirëmenduar nga kompania pas dështimit të BlackBerry Priv në mund ta quajmë të tillë.

Por ishte shefi ekzekutiv John Chen i cili konfirmoi një telefon të fundit ndërtuar nga BlackBerry me tastierën QWERTY dhe sot ne kemi disa imazhe të tij. Paisja e cila ngjason së tepër me Priv u detajua në disa imazhe të publikuara në Weibo.

Për fat jo të mirë nuk u ofruan detaje të telefonit dhe specifikat e tij ngelen një mister. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të spekulojmë. Duke gjykuar nga fotoja, BlackBerry si duket ka përzgjedhur implementimin e tre butonëve fizikë tek telefoni i ri ndryshe nga butonët me prekje të Priv.

Tastiera duket të jetë e fiksuar pa një platformë rrëshqitëse. Flitet e telefoni do të ketë ekran 4.5 inç Full HD, procesor tetë bërthamësh Qualcomm, 3GB RAM, 18 megapiksel kamër të pasme dhe 8 megapiksel kamer frontale.

 Telefoni vjen së bashku me Android 7.0 Nougat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>