Harduer

Publikohen imazhe zyrtare të Galaxy Note 8

Aug 1 2017
0 Shpërndarje
Shumë pak gjëra dihet për Note 8-ën, përveç sistemit të dyfishtë të kamerës dhe me shumë gjasa një bateri e cila nuk do të shpërthejë. Publikohen imazhe zyrtare të Galaxy Note 8 Photo Source: Forbes

Samsung ka filluar përgatitjet për prezantimin e Galaxy Note 8 më 23 Gusht por një imazh i qartë i telefonit sapo është publikuar nga Evan Blass në Twitter.

Galaxy Note 8, telefoni i cili u la të kuptohej se do të mbërrinte më 23 Gusht në New York falë motos në ftesë “do bigger things,” ngjan me një telefon monstruoz falë ekranit pa skaje “edge-to-“edge” Infinity pjesë edhe e Galaxy S8-ës.

I zmadhuar për tu përshtatur me parametra e një telefoni Galaxy Note, ekrani duket edhe më i madh ndërsa skaje pothuajse jo ekzistente.

Shumë pak gjëra dihet për Note 8-ën, përveç sistemit të dyfishtë të kamerës dhe me shumë gjasa një bateri e cila nuk do të shpërthejë.

Nisur nga një Note 7 e dështuar dhe dëmi i shkaktuar ndaj markës Galaxy, Samsung është nën presion të lartë për të ofruar një telefon premium pa të meta i cili mund të rifitojë konsumatorët dhe të rikthejë prestigjin e markës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>