Harduer

Publikohen imazhet të një prototipi të Projektit Scorpio

Apr 13 2017
0 Shpërndarje
Dizajni karakterizohet nga kombinimi i dy ngjyrave, bardhë dhe të zezë, e madje lehtësisht mund të shohim hapësirë edhe për disqet Blu-Ray. Publikohen imazhet të një prototipi të Projektit Scorpio Photo Source: Gamasutra

Mesa duket Microsoft ka publikuar prototipet e para të Projektit Scorpio për zhvilluesit dhe sajti Gamasutra ka përvetësuar një foto të konsolës.

Dizajni karakterizohet nga kombinimi i dy ngjyrave, bardhë dhe të zezë, e madje lehtësisht mund të shohim hapësirë edhe për disqet Blu-Ray.

Ndërsa ngjan së shumti me një Xbox S, Projekti Scorpio ka një ekran OLED dhe pesë butonë programimi në pjesën ballore. Ekrani është dizenjuar për të treguar frekuenca në sekond, një domosdoshmëri për zhvilluesit të cilët kërkojnë informacion në kohë reale.

Në brendësi Microsoft ka rritur ndjeshëm potencialin e harduerit të konsolës krahasuar me Xbox S. Ka një grafikë më të shpejtë, 24GB RAM dhe 1 Terabajt disk solid ose hardisk.

Megjithatë dizajni i harduerit final nga harduerit për zhvilluesit pritej të ndryshojë. Konsola do të prezantohet në Qershor gjatë Konferencës së Lojërave E3. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>