Lajmet

Publikohen imazhet zyrtare të Galaxy S6 dhe S6 Edge

Feb 27 2015
0 Shpërndarje
Publikohen imazhet zyrtare të Galaxy S6 dhe S6 Edge

gs6reziedImazhet e shumta të publikuara nga burime jo të sigurta duket se kanë zbehur rëndësinë e eventit të madh të lançimit të produkteve të reja të Samsung. Tanimë dhe partneri i Samsung njëkohësisht operatori i tretë më i madh në SHA, Sprint, ka bërë publike imazhet zyrtare të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge. Konkretisht ka qënë një punonjës i kësaj kompanie i cili i ka shpërndarë këto imazhe.

Në fotot e publikuara shfaqen të dy smartfonët dhe shihet fare qartë se Galaxy S6 Edge ka një ekran të lakuar në të dy anët e tij dhe një trup metalik. Kjo foto shoqërohet nga mbishkrimi “SIX APPEAL”. Fatmirësisht mbeten dhe pak ditë para se kompania të prezantojë zyrtarisht këta dy smartfona të rinj ndaj duhet të tregohemi të durueshëm për të mësuar saktësisht të dhënat e plota të tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>