Harduer

Publikohen online foto të reja të versionit të ardhshëm të Mac Book Air

Jan 24 2015
0 Shpërndarje
Publikohen online foto të reja të versionit të ardhshëm të Mac Book Air

macbookair2Apple pritet të lançojë një Mac Book Air të ri këtë vit me një ekran 12 inç. Seti i fundit i fotove të publikuara online ku mendohet se shfaqet Mac Book Air i ri, na ndihmon të krahasojmë madhësinë e tij me pajisjet e tjera të Apple. Blogu kinez iFar postoi disa imazhe ku dukej Mac Book Air i ardhshëm përkrah Mac Book Air 13 inch dhe iPad Air 2.

Ajo çka duket çuditshëm në këto imazhe është logoja e Apple e cila duket më ndryshe se në modelet ekzistues të Mac Book. Raporte të mëparshme kanë treguar se Apple mund të përdorë një logo të re në laptopët e saj të ardhshëm.

Nëqoftëse Apple lançon një Mac Book Air 12 inç këtë vit, ka shumë mundësi që ai të përmbajë ekranin Retina ashtu si dhe linjat e Mac Book Pro, iPad dhe iPhone. Pritet që ky laptop të ketë të njëjtën madhësi më Mac Book Air 11 inç, por ekrani do të ketë korniza më të holla që rrethojnë një ekran më të madh. Madje ai do të jetë shumë më i hollë se modelet ekzistues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>