Harduer

Publikohen pamje 360 gradëshe të Samsung Galaxy J7 2017

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
Publikohen pamje 360 gradëshe të Samsung Galaxy J7 2017

samsung-galaxy-j7-2017-render_4Telefoni i ardhshëm i Samsung, Galaxy J7 2017, është shfaqur në disa pamje koncept 360 gradëshe. Ky telefon është një prej modeleve i cili ka spikatur në mesin e telefonëve të rangut të mesëm të Samsung të cilët përbëjnë edhe kategorinë më popullore.

Kjo falë dizajnit metalik, harduerit premium dhe kostos relativisht të ulët krahasuar me konkurrentët. Galaxy J7 2016 erdhi në Mars të këtij viti dhe vetëm në muajin Prill doli në shitje.

Me shumë gjasa edhe Galaxy J7 2017 do të ketë të njëjtin fat me një debutim të mundshëm në Kongresin Mobil në Barcelonë. Duke rikthyer vëmendjen nga detajet e telefonit, Galaxy J7 2016 raportohet të ketë një ekran 5.5 inç Full HD AMOLED nga 720p që ishte tek paraardhësi.

Imazhet koncept vinë nga @OneLeaks në Twitter. Ato zbulojnë një portë USB, një portë kufjesh 3.5 mm, një buton fizik dhe një pamje disi ndryshe të kamerës së pasme e cila theksohet nga një shirit metalik në gjithë gjerësinë e telefonit.

Hardueri i brendshëm i telefonit pritet të karakterizohet nga një procesor Exynos me tetë bërthama, 3GB RAM, 16GB memorje të brendshme, kartë microSD, kamër të pasme 13 megapiksel, kamër frontale 5 megapiksel dhe bateri 3,000 mAh.

Telefoni do të vijë me Android Nougat 7.0. (PCWorld Albanian)

Tags >

Galaxy J7
Lajmet e fundit>