Publikohet fotoja e iPhone-it plastik me çmim ekonomik

Apr 19 2013
0 Shpërndarje
Publikohet fotoja e iPhone-it plastik me çmim ekonomik

Së shpejti mund të bëhet realitet prodhimi i një iPhone-i me çmim ekonomik i ndërtuar prej materiali plastik.

Pas thashethemeve të shumta lidhur me prodhimin e një iPhone-i më të trashë, më të lirë dhe prej plastike është shfaqur në ueb një foto që ka shkaktuar me të vërtetë bujë dhe duket të jetë pikërisht iPhone-i i përfolur.

Tactus, firmë prodhuese e kapakëve për iPhone ka publikuar këtë foto që tregon mbështjelljen e iPhone-it të ardhshëm. Nuk është e qartë se si Tactus e ka siguruar këtë mbështjellje të re të iPhone-it, por përputhet totalisht me informacionet e përhapura pak më parë.

Pavarësisht se ekziston mundësia e prodhimit të një produkti të tillë, ky i fundit do të jetë komplet i ndarë nga linja e produkteve të ardhshme të Apple.

Në fund të këtij viti ose ndoshta këtë verë Apple mund të lançojë një version të përmirësuar të iPhone 5 që është përfolur se do të quhet iPhone 5s.

Ai pritet të ketë një procesor të përmirësuar, kartë grafike akoma më cilësore dhe ndoshta ekran më të madh.

Kompania Apple ende nuk ka konfirmuar prodhimin e një pajisjeje të tillë prandaj të gjitha fjalët e përhapura nuk duhet të merren si të mirëqena derisa të ketë një njoftim zyrtar.

E vetmja gjë që dihet me siguri është se Apple ka menduar që pajisja e ardhshme në këtë linjë të ketë pjesën fundore prej alumini. (PCWorld Albanian)

iphon plastik

Lajmet e fundit>