Harduer

Publikohet një foto zyrtare e Galaxy Note 9

Jul 18 2018
0 Shpërndarje
Insajderi i njohur i industrisë Evan Blass publikoi një foto zyrtare të Galaxy Note 9-ës në ngjyrë blu me një laps S Pen në ngjyrë të verdhë. Publikohet një foto zyrtare e Galaxy Note 9

Javën e kaluar UniverseIce publikoi një foto të një materiali promocional të Galaxy Note 9-ës.

Ndërsa kemi pari foto të shumta në të kaluarën, fotoja e publikuar ditën e sotme është më e qarta.

Insajderi i njohur i industrisë Evan Blass publikoi një foto zyrtare të Galaxy Note 9-ës në ngjyrë blu me një laps S Pen në ngjyrë të verdhë.

Fotoja e publikuar tregon në detaje pjesën e pasme dhe frontale të Note 9-ës si dhe tërë gjatësinë e S Pen.

Sipas fotos së publikuar nga Blass, Samsung do të zhvendosë skanerin e shenjave të gishtërinjve ngjitur me kamerën e dyfishtë.

Samsung do të prezantojë zyrtarisht telefonin më 9 Gusht ndërsa nuk priten në terësi ndryshime të mëdha krahasuar me gjeneratën e kaluar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>