Harduer

Publikohet një video e cila shfaq pamje të iPhone 6

Sep 2 2014
0 Shpërndarje
Publikohet një video e cila shfaq pamje të iPhone 6

iphone-6-leak.0.0_standard_800.0Nuk ka pasur ndonjë ndërprerje të zbulimit të veçorive dhe madje edhe montime të pjesëve që janë “zbuluar” të iPhone 6 nga faqe të ndryshme të internetit. Por zbulimi më i fundit nga një përdorues rus i YouTube-it, me nofkën Rozetked, mund të jetë zbulimi më i mirë që kemi parë deri më tani në lidhje me smartfonin që pritet të lëshohet së shpejti.

Teksa kamera ngadalë shkon përgjatë pajisjes së montuar, ju mund ta merrni një pamje të qartë për skajet e lakuara, shiritat e mëdhenj të antenës dhe butonin e ri-lokalizuar për ndezje. Siç shkruan 9to5Mac, ju po ashtu mund ta shihni panelin e bardhë të përparmë dhe ta krahasoni ngjyrën e hirtë të iPhone 5S (ngjyrat duken mjaft ngjashëm).

Çdokush është duke pritur që të vijë një version prej 4.7 inç si dhe një version tjetër prej 5.5 inç i pajisjes iPhone në ngjarjen e Apple e cila është planifikuar të mbahet më 9 shtator, pa e përmendur edhe pajisjen iWatch. Do të jetë një ngjarje aq e madhe sa që Apple ka ndërtuar një ndërtesë tërësisht të re për të. Kështu që nëse jeni duke menduar që dini gjithçka për pajisjet e reja iPhone, me siguri që do të jenë një ose dy befasi të ruajtura. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>