Analiza

Publikohet raporti i dytë i transparencës së Twitter, asnjë kërkesë nga Shqipëria

Feb 10 2015
0 Shpërndarje
Publikohet raporti i dytë i transparencës së Twitter, asnjë kërkesë nga Shqipëria

twitter_happeningTwitter ka publikuar raportin e dytë të transparencës për 2014. Ky raport detajon kërkesat qeveritare, të organizatave ose komunitetit për të dhëna në rrjetin social përgjatë periudhës Qershor – Dhjetor 2014. Nga ky raport u vu re një rritje me 40 % në kërkesa mes dy periudhave të vitit që lame pas.

Gjatë gjysmës së parë të 2014, siç ju kemi vënë në dijeni kishim një kërkesë nga qeveria Shqiptare për informacion. Ndërsa këto të dhëna mungonin për vendet fqinje si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia dhe Serbia.

Edhe për periudhën e dytë të vitit, panorama pothuaj ngelet e njëjta ku skemi asnjë kërkesë nga qeveria shqiptare për të dhëna. Vendet fqinje nuk rezultojnë të jenë pjesë e raportit.

Në një panoramë të përgjithshme të raportit të dytë të 2014 u numëruan 2871 kërkesa që kanë prekur 7144 llogari. Twitter i është përgjigjur kërkesave në 52 % të rasteve.

Rusia, SHBA-ja dhe Turqia janë vendet që kryesojnë raportin e transparencës për nga numri i kërkesave. Rusia numëron më shumë se 100 kërkesa, Turqia pati një rritje me 150 % mes dy periudhave të 2014 ndërsa kërkesat nga SHBA-ja kërcyen me 29 %.

Qeveria Turke kishte bërë 477 kërkesa, ajo Ruse 91 kërkesa dhe kancelaria gjermane 43 kërkesa. Në Turqi, Twitter ka përmbushur kërkesat e qeverisë n 13 % të rasteve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>