Lajmet

Publikohet video që tregon menunë Start të Windows 9 në veprim

Sep 13 2014
0 Shpërndarje
Publikohet video që tregon menunë Start të Windows 9 në veprim

Të dhënat dhe informacionet për sistemin e ri operativ Windows 9 nuk kanë fund. Dje PCWorld Albanian publikoi disa foto ku tregohej qartë rikthimi i menusë Start, e shumë pritur nga përdoruesit. Pas publikimit të pamjeve të shumta të Windows 9, tashmë i vjen radha edhe publikimit të videos që tregon sistemin e ri në veprim duke filluar nga funksionet kryesore të menusë Start.

wn9Menuja Start e Windows 9 është një përzierje e menusë klasike dhe versionit Metro të saj. Në këtë menu ju mund të vendosni për madhësinë e ikonave të aplikacioneve, ku sa më e madhe të jetë madhësia e tyre aq më shumë informacion jepet për to. Menuja e Windows 9 është e pajisur me listën klasike të aplikacioneve të instaluara në anën e majtë të saj. Ju mund të kërkoni në këtë listë shumë lehtë nëpërmjet kutisë së kërkimit.

PCWorld Albanian iu sjell videon e Windows 9 në veprim. Shikoni videon e mëposhtme për më shumë informacione mbi cilësitë e reja të sistemit të ri operativ të kompanisë Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>