Lajmet

Pullë postare për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Feb 16 2013
0 Shpërndarje
Pullë postare për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Pulla postareMe rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Posta e Kosovës dje promovoi emisionin e jashtëzakonshëm të pullës postare që i referohet kësaj dite për shtetin e Kosovës, që shënon periudhën e lavdishme të historisë shqiptare, Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

Pulla postare që Posta e Kosovës emeton për nder të 5 Vjetorit të pavarësisë, ngërthen në dizajnin e saj simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës nisur nga flamuri, ngjyrat identifikuese dhe në sfond deklaratën e pavarësisë, ndërkaq kjo pullë shënon 5 vjetorin e lindjes se shtetit me të ri të Evropës, shtetit me popullsinë më të lashtë.

Drejtori Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha theksoi se për këtë ditë, kanë rënë dëshmorët, më të mirët të kombit, e u sakrifikuan gjenerata të tëra.

“Na mbetet obligim që idealin e tyre ta realizojmë, duke kontribuar secili nga ne që Republikën e Kosovës ta ndërtojmë si një shtet model të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit gjithëpërfshirës. Deri me sot pullat postare të emetuara nga Posta e Kosovës PK sh.a. kanë bartur edhe mesazhe falënderimi dhe mirënjohjeje të shtetit dhe popullit të Republikës së Kosovës, për ndihmën dhe përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtar te cilët ishin me ne gjatë kohës së vështirë të luftës por edhe tani në paqe. Nëse madhështia e një populli mund të matet nga numri i miqve që ka, Kosovarët pullapadyshim mund të jen të parët”, tha Hoxha.

Ndërkaq Kryetari i Bordit te Drejtoreve të PK-ës, Halit Isufi theksoi se nuk mund të ndërtohet një e ardhme e ndritur pa kujtuar të kaluarën e lavdishme.

Në eveniment ishte i pranishëm edhe Ministri i MZHE-se Z. Besim Beqaj i cili duke përshëndetur aktivitetin e PK-ës me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë ftoi të gjitha institucionet publike, bizneset private dhe qytetarët e Kosovës që shërbimet postare ti kryejnë përmes Postes se Kosovës, duke qenë se e kanë te garantuar cilësinë, shpejtësinë dhe besueshmërinë për shërbimet në fjalë.

Pas përmbylljes së pjesës formale, Drejtori Ekzekutiv, Sejdi Hoxha shpërndau pllaka me pamje të pullës postare mysafirëve specialë dhe të ftuarve nga Institucionet Qeveritare. Pulla Postare nga ky emision do të jetë në dispozicion të konsumatorëve të Postës së Kosovës nga dita e sotme. (PCWorld Albanian)

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>