Harduer

Punëdhënësit tani përdorin sensorë për të ndjekur produktivitetin e punëtorëve

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Punëdhënësit tani përdorin sensorë për të ndjekur produktivitetin e punëtorëve

Në këtë kohë përdoruesit e internetit janë në përgjithësi shpesh të shpërqendruar nga gjëra të ndryshme, të cilat në disa raste kanë ndikim në produktivitetin e atyre të cilët punojnë. Kështu, ata mund të mos përmbushin të gjitha detyrat në cilësinë e dëshirueshme dhe në kohën e kërkuar për arsye të ndryshme, por ndoshta edhe për shkak të këtyre shpërqendrimeve.

Kështu, sipas një artikulli të postuar nga Wall Street Journal, punëtorët janë më produktiv kur ata bashkëveprojnë ballë-për-ballë me punëdhënësit e tyre. Produktiviteti po ashtu ndikohet edhe nga vendndodhja si kafenetë dhe madhësia e tavolinave të ushqimit (sa më e vogël, aq më mirë).

Shumë më të shquara se këto mendjehollësi është se si janë arritur: duke iu kërkuar punëtorëve që të regjistrojnë çdo lëvizje, takim dhe bisedë që ndodh gjatë ditës. Është një trend në rritje tek ndërmarrjet si Banka e Amerikës dhe Steelcase, duke shpresuar që të ndihmojnë në rritjen e produktivitetit të punëtorëve në zyrat e tyre.

Një anekdotë përshkruan se si një ndërmarrje farmaceutike e quajtur Cubistasked, një grup i punëtorëve vendosi disa sensorë, që regjistruan gjërat se sa shpesh janë ngritur, mostrat e bisedave të tyre dhe ku ata morën pushime. Punëtorët, duhet të thuhet, që ishin lejuar që të zgjedhin (ndonëse çmimi i saktë e të bërit këtë nuk ishte e qartë). Analiza e të dhënave, të ofruara nga Sociometrics Solutions, udhëhoqën drejtpërdrejt tek ndryshimet në dizajnin e zyrës dhe strukturën e ditës punuese.

WSJ shpjegon:

Cubist zbuloi një ndërlidhje mes produktivitetit më të lartë dhe veprimin ballë-për-ballë. Ai gjeti që veprimtaria shoqërore shënoi rënie të theksuar gjatë kohës së drekës, teksa shumë punëtorë u tërhoqën tek tavolinat e tyre për të shikuar e-mailat, në vend se të bisedojnë me dikë tjetër.

Si reagim, ndërmarrja vendosi që të bëjë një mensë si të dyshimtë që fton, duke përmirësuar dritë dhe që ofron ushqim më të mirë, për të përkrahur punëtorët që të drekojnë së bashku, në vend se (të drekojnë)në tavolinat e tyre.

Cubist shkoi gjithashtu tek një stacion i vetmuar i kafesë dhe ftohës i ujit për grupin për shitje dhe marketing, duke detyruar punëtorët që të grumbullohen dhe të përzihen. U vendos një pushim ditor për kafe në 3 p.d., që të mbështes nivelet e energjisë dhe të rris ndërlidhjet shoqërore.

Në studime të tilla, Sociometric Solutions dhe klientët e vet thonë që punëtorët zakonisht marrin një raport në veprimet e tyre të përgjithshme, pa emra të vendosur, ndonëse individët marrin për t’i parë të dhënat e tyre.”

Nuk është befasi që kjo ngjarje është duke ngritur shqetësime për “rojtarët” e privatësisë dhe duke bërë krahasime me “Botën e Re Trime”. (PCWorld Albanian)

business

Lajmet e fundit>