Ja se si

Puno më shpejt me një tastierë lojërash

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Puno më shpejt me një tastierë lojërash

Fuqia e tyre qëndron në tastet e programueshme, që mund të ekzekutojnë komanda komplekse me një klikim të vetëm. Ajo çfarë i bën superiore këto tastiera, në krahasim me makrot e integruara në Word, Excel dhe aplikacione tjera, është mundësia e makrove në harduer, që mundëson punën përmes shumë programeve njëkohësisht, duke kopjuar dhe të dhëna nga një program e duke i formatuar në një program tjetër.

Në këtë mënyrë, brenda një minute mund të përfundoni punë të mërzitshme, të cilat zakonisht ju marrin gjysmë ore. Tastierat me makro vijnë me aplikacione për profilizimin e tasteve, që kontrollon sjelljen e tasteve të programueshme. Aplikacioni për Logitech G15 është Logitech G-serier Keyboard Profiler. Për të filluar programimin e tasteve, zgjidhni një aplikacion për ta përdorur si një pikë fillimi. Microsoft Excel është marrë si shembull këtu, por kjo metodë punon me cilindo aplikacion të instaluar në kompjuter si dhe me programe të bazuara në web si Google Calendar.

Regjistroni një Makro
Në Keyboard Profiler, klikoni Profile, dhe pastaj zgjidhni New. Jepini një emër dhe përshkrim profilit tuaj dhe pastaj shkoni në programin që do ta përdorni me makro. Të themi se ju duhet të kopjoni të dhëna nga një tabelë e Excel në një tjetër. Filloni duke selektuar të dhënat që doni të kopjoni. Tani krijoni një makro që do të kopjojë blloqet e selektuara në një tabelë tjetër, të cilën e keni hapur. Shtypni tastin MR (që do të thotë Macro Record) në tastierë dhe pastaj punoni duke përdorur komandat e tastierës. Kopjoni të dhënat e selektuara (-C), kaloni në tabelën tjetër (-), ngjisni të dhënat (-V) dhe pastaj kthehuni në tabelën e parë (-). Mund të përdorni gjithashtu – për të kaluar te shfletuesi ose ndonjë aplikacion tjetër, merrni
të dhënat dhe – për t’u kthyer në Excel dhe vendosni të dhënat. Kur të përfundoni, përcaktoni makrot në cilindo tast të programueshëm që preferoni dhe shtypni butonin MR përsëri. Nga ajo pikë e tutje, nuk ju duhet të robotizoheni më duke bërë rutinë të njëjtat veprime çdo ditë.

Lajmet e fundit>