Analiza

Punonjësit e Microsoft-it dhuruan 105 milionë dollarë për bamirësi në 2012

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Punonjësit e Microsoft-it dhuruan 105 milionë dollarë për bamirësi në 2012

MicrosoftNë tetor kompania festoi përpjekjet e punonjësve të cilët kishin dhuruar më shumë se 1 miliardë dollarë 30 vitet e fundit në organizata jo fitimprurëse.

Kompania ka lajmëruar se për vitin 2012 numri total i dhurimeve ishte një shumë prej 105 milionë dollarësh.

Microsoft-i tha se ky ishte një rekord i ri për ata si dhe viti i dytë radhazi që shuma e kalon vlerën prej 100 milionë dollarëve.

19 mijë organizata të ndryshme jo fitimprurëse përfituran nga programi i Microsoft-it nëpërmjet dhurimeve cash, punës vullnetare dhe akteve të tjera. 37 mijë punonjës, ose 2/3 e kompanisë, morën pjesë në programin e bamirësisë si dhe 40% e stafit dhuruan mbi 1 mijë dollarë.

Edhe pasi kanë lënë Microsoft-in një numër punonjësish kanë lançuar grupet e tyre jo fitimprurëse.

Microsoft-i tha se më shumë se 150 organizata të tilla janë krijuar nga ish -punonjës pasi ata e kanë lënë punën te Microsoft-i. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>