Harduer

Punonjësit e teknologjisë duan Surface dhe iPhone

Feb 11 2013
0 Shpërndarje
Punonjësit e teknologjisë duan Surface dhe iPhone

Surface Pro. Tableti Surface Windows 8 Pro e Microsoft është në krye të listës së më të kërkuarava nga punonjësit e teknologjisë, siç është po ashtu dhe iPhone, sipas një raporti mbi tendencat e celularëve lançuar nga Forrester Research javën e kaluar.

Raporti, të cilin mund ta blini me një çmim liste prej 2,495 $, është i bazuar në intervistat e më shumë se 9,700 punonjësve të teknologjisë rreth botës.

Gati një e treta e punonjësve (32 %) u shprehën se ata duan që tablet i tyre i ardhshëm të jetë një propozim që vjen nga Windows.

Një përqindje e ngjashme prej 33 %, thanë se ata duan që smartfoni i tyre i ardhshëm të jetë një iPhone. Vetëm 10% e punonjësve u shprehën se ata donin një celular të bazuar në Windows në të ardhmen.

Interesi në tabletat Microsoft mund të jetë nxitur nga praktika sesa nga terheqja e të qenit produkt “guru” në treg.

“Unë mund të vë re njerëz në botën time që thonë se ata duan një tabletë Microsoft, sepse të gjithë jemi të bllokuar në botën e Windows, nëpërmjet forcës që ushtron ai në IT” shkroi një punonjës. “Njerëzit në këtë pozitë ka shumë të ngjarë të mendojnë: “Unë dua një tabletë, por IT na detyron të përdorim softuerin Microsoft, kështu që ndoshta duhet të marrim një tabletë MS “.

“Nëse ndonjëherë MS do të dalë me paketë Office për iPad, atëherë iPad do të kryesojë listën,” shtoi ai.

Shitjet e hershme po ecin fuqishëm

Të dhënat e Forrester-së për raportin e tij u mblodhën para lançimit nga Microsoft të forrester studyversionit te tabletës Surface Pro. Ky version, i cili doli në shitje të shtunë, pati shitje marramendëse, sidomos për modelin me memorie 128 GB.

Megjithatë, janë ngritur pyetje nëse Microsoft qëllimisht ka ulur numrin e prodhimit te Surface Pro 128 GB në mënyrë që të krijonte zhurmë gjatë shitjes.

Nga ana tjetër, që kur Microsoft pati probleme furnizimi me tabletat e saj Surface RT gjatë pushimeve, problemet me Surface Pro 128 GB mund të jenë në vazhdimësi të tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>