Harduer

PureView së shpejti edhe në Windows phone

Jun 13 2012
0 Shpërndarje
PureView së shpejti edhe në Windows phone

Teknologjia PureView, për të cilën PCWorld ka bërë një vështrim të hollësishëm, në botën e smartfonëve gjithsesi mund të quhet revolucionare.  

Problemi i vetëm që paraqet kjo teknologji, është fakti se është e ndërtuar në pajisjen e bazuar në sistemin operativ Symbian.

Jo shumë kohë pas zbulimit të Nokia 808 PureView, në shkurt filluan spekulimet për integrimin e kësaj teknologjie në pajisjet Windows Phone, por deri më tani askush nuk ka dhënë ndonjë konfirmim zyrtar.  

Sot, megjithatë, kuptuam se Chris Webber, presidenti i Nokia në ShBA pranoi se kompania po punon që këtë teknologji ta fus edhe në platformën Windows Phone, prandaj është logjike që kjo të ndodh në një të ardhme të afërt. 

Pra pas shumë tentimeve për afirmim të Windows Phone, ky ndoshta do të jetë hapi konkret që do ta popullarizonte këtë platformë. (PCWorld Albanian)  

Lajmet e fundit>