Lajmet

Pushohet nga puna për komentin racist ndaj Obamas në Facebook

Nov 12 2012
0 Shpërndarje
Pushohet nga puna për komentin racist ndaj Obamas në Facebook

“Nuk mendoj se është punë e madhe.” Këto fjalë ndoshta mund të jenë përdorur nga shumë prej nesh, pak para se dikush të na bënte ta ndërronim mendimin.

22 vjeçarja Denise Helms nga Turlocku i Kalifornisë, përdori rrjetin Facebook për të shprehur mllefin për rizgjedhjen e presidentit Obama.

Ashtu siç e ka incizuar Fox 40 në Sakramento, ajo shkroi: “4 vite të tjera nga ky njeri me ngjyrë”. Ndoshta ai do të vritet gjatë kësaj kohe.”

Çuditërisht, ky postim duket të ketë shkaktuar diçka, pasi jo çdokush pajtohej me mendimin e saj. Në fakt, punëdhënësi i saj, Cold Stone Creammery, e pushoi nga puna.

“Kjo punëtore nuk është më në ndërmarrje dhe komentet e saj të turpshme dhe tërësisht të papranueshme nuk pasqyrojnë pikëpamjet tona”,- cicëroi Cold Stone Creamery.

Helms, kur u intervistua nga Fox 40, nuk dukej se ishte penduar për postimin e saj në Facebook. Ajo tha: “Ai absolutisht nuk ka bërë gjë për këtë shtet.”

Ajo e gëzuar shpjegoi nuancat prapa mendimeve të saj: “Pjesa për vrasje ishte e vrazhdë. Unë nuk pretendoj që do të bëj diçka të tillë me çdo kusht, por nëse do të ndodhte kjo, unë nuk mendoj se do të shqetësohesha.”

“Siç duket postimi im mbrëmjen e kaluar për presidnetin Obama shkoi në Twitter dhe Fox 40 erdhi dhe më intervistoi sepse siç dukej shumë njerëz në Sakramento mendojnë që unë jam e çmendur dhe raciste. Kjo është e tëra që kam për të thënë! Unë nuk jam raciste dhe nuk jam e çmendur. Thjesht po e deklaroj mendimin tim”

Shërbimi Sekret Amerikan mund të interesohet për mendimin e saj. Helms këmbëngul që ajo e ka vendosur në formën “private” faqen e saj në Facebook, kështu që është mjaft interesante të thuhet se si pikëpamjet e saj morën aq shumë vëmendje.

Veçanërisht teksa ajo tani merr vetë kërcënime dhe ka qenë në kontakt me policinë lokale në një bazë “të rastësishme”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>