Lajmet

Pushohet nga puna punëtori i PayPal pasi fyerjeve në Twitter ndaj kolegëve të tij

May 5 2014
0 Shpërndarje
Pushohet nga puna punëtori i PayPal pasi fyerjeve në Twitter ndaj kolegëve të tij

screen-shot-2014-05-03-at-5-58-05-pm-e1399154421982PayPal gjatë të shtunës tha që Rakesh Agrawal, që është një i punësuar së fundi në kompani, e ka lënë kompaninë pas një serie të cicërimave gjatë mbrëmjes ku përveç të tjerash fyente ekzekutivët e kompanisë Paypal. “Rakesh Agrawal më nuk është me kompaninë,” tha PayPal në një cicërimë gjatë të shtunës. “Trajtojeni secilin me respekt. Nuk ka arsyetime. PayPal ka zero tolerancë.”

Një përfaqësues nga PayPal nuk deshi të komentoi nëse ishte pushuar nga puna, apo kishte dhënë dorëheqje, por cicërima e kompanisë e bën të qartë që Paypal dëshironte që angazhimi i tij për kompaninë të përfundonte. Cicërimat e pazakonshme, që tashmë janë fshirë, përfshinin thumbime drejt zëvendës presidentit të sektorit të komunikimit në kompani, të cilin Agrawal e quante si “menaxher i mesëm i padobishëm” dhe e quante edhe me disa fraza fyese. Agrawal ka bërë këto cicërima gjatë pushimit në JazzFest në Nju Orlins.

Agrawal, i cili ishte këshilltar që iu bashkua kësaj kompanie para më pak se dy muajve, kishte provuar që të bënte disa ironi gjatë të shtunës. “Mbrëmë unë isha duke e përdorur një telefon të ri që e bleva sepse doja të testoja përvojat në Android,” tha ai në një cicërimë. “Ato porosi ishin synuar për një koleg.” Në një cicërimë tjetër ai kishte thënë: “Shënim vetes: mos e testo një telefon të ri kur ke mungesë të gjumit pasi punon për 20 orë në ditë derisa je në pushime.” (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>