Blog

Putin: Hakera Rusë të cilët ushqejnë ndjenja patriotike mund të kenë gisht në hakimet e profilit të lartë

Jun 1 2017
0 Shpërndarje
Ashtu si artistët të cilët kanë dëshirë të pikturojnë tërë ditën, hakerët shpenzojnë ditën e tyre duke sulmuar kundërshtarët. Putin: Hakera Rusë të cilët ushqejnë ndjenja patriotike mund të kenë gisht në hakimet e profilit të lartë

Presidenti Rus Vladimir Putin tha ditën e Enjte se hakerët për të cilët gishti drejtohet nga qeveria Ruse mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre thjeshtë nga ndjenja e patriotizmit për vendin e tyre.

Individë të tillë kryejnë akte të tilla prej përbaltjes dhe akuzave që i drejtohen vazhdimisht Rusisë tha Putin.

Ashtu si artistët të cilët kanë dëshirë të pikturojnë tërë ditën, hakerët shpenzojnë ditën e tyre duke sulmuar kundërshtarët.

Putin hodhi edhe njëherë tjetër poshtë akuzat e përfshirjes së administratës së tij në hakimin e zgjedhjeve presidenciale Amerikane.

Ai shtoi se një aktivite ti tillë nuk ka arritur kurrë nivelet e larta qeveriate dhe shprehu bindjen se asnjë hakim nuk ndikon në mendjen e votuesve.

Disa politikanë Amerikanë vazhdimisht kanë akuzuar Kremlinin për përfshirje në zgjedhjet Amerikane, akuzat të cilat ende sot ngelen pa një fajtor.

Edhe FBI-ja ka hetuar lidhjen e mundshme mes administratës Ruse dhe stafit zgjedhor të Presidentit në detyrë Donald Trump. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>