Lajmet

Putin mbështet Trump, thotë hakimi i Partisë Demokratike është skenar i inteligjencës Amerikane

Jun 2 2017
0 Shpërndarje
Ai tha se agjencitë Amerikane të inteligjencës mund të jenë përfshirë në skandalin e rrjedhjes së e-mail-eve të Komitetit të Partisë Demokratike duke ndërtuar një skenar të rremë. Putin mbështet Trump, thotë hakimi i Partisë Demokratike është skenar i inteligjencës Amerikane Photo Source: Reuters

Presidenti Rus Vladimir Putin lavdëroi ditën e Premte fushatën presidenciale të Donald Trump duke thënë se kishte qenë më efektive sesa ajo e Hillary Clinton.

Ai tha se agjencitë Amerikane të inteligjencës mund të jenë përfshirë në skandalin e rrjedhjes së e-mail-eve të Komitetit të Partisë Demokratike duke ndërtuar një skenar të rremë.

Këto fjalë ai i tha gjatë një forumi ekonomik në Shën Peterburg. Putin nuk u kursye aspak kur tha se akuzat Amerikane se Rusia ka ndihmuar Trump të hakojë Partinë Demokratike janë thjeshtë material për show-biz.

Sa i përket vetë hakimit ai tha se ende sot nuk është gjetur qoftë edhe një gjurmë Ruse që provon ndërhyrjen. /PCWorld Albanian

Tags >

Putin
Lajmet e fundit>