Lajmet

Putin i përfshirë personalisht në hakimin e zgjedhjeve presidenciale Amerikane

Dec 15 2016
0 Shpërndarje
Putin i përfshirë personalisht në hakimin e zgjedhjeve presidenciale Amerikane

161213-putin-tillerson-06-epa_fe929a8d866f2c7059967c96b88ff0f3-nbcnews-ux-600-480Zyrtarë Amerikanë të Inteligjencës besojnë me “një nivel të lartë konfidence” se Presidenti Rus Vladimir Putin është përfshirë personalisht në hakimin gjatë zgjedhjeve presidenciale Amerikane.

Dy zyrtarë të lartë me qasje të drejtpërdrejtë në informacion pohojnë se zbulimet e reja tregojnë që Putin personalisht ka vendosur sesi materialet e hakuara nga demokratët do të publikoheshin.

Ky informacion për përfshirjen e Presidentit Rus vjen nga burime diplomatike dhe agjentë të spiuinazhit Amerikan, thanë zyrtarët.

Nga një hakmarrje ndaj Klinton, objektivat e Putin u shndërruan në përpjekje për të nxjerrur në pah korrupsionin në nivele të larta të administratës Amerikane duke cënuar kredibilitetin e shtetit më të fuqishëm në botë në sytë e aleatëve të saj.

Qeveria Ruse dëshironte që Donald Trump të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara. Është agjensia Amerikane e spiunazhit e cila mbështet këtë teori ndërsa FBI-ja dhe të tjera agjensi janë skeptike.

Plot 17 agjensi inteligjente publikuan një qëndrim lidhur me hakimin e Komitetit Demokratik Kombëtar në SHBA. Këto agjensi besojnë se vetëm zyrtarë të lartë të qeverisë Ruse mund të autorizonin një hakim të tillë.

Si kundërpërgjigje ndaj Rusisë, agjensitë e inteligjencës kishin zbuluar se Putin kontrollon një rrjet financiar asetesh me vlerë 85 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>