Lajmet

Putin sugjeron që Snowden mund të ndalojë së zbuluari dokumente

Jul 17 2013
0 Shpërndarje
Putin sugjeron që Snowden mund të ndalojë së zbuluari dokumente

Edward Snowden, që është zbuluesi i veprimtarive të monitorimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së , mund të ketë ndryshuar pozicionin e vet për zbulimin e më tepër informacioneve në të ardhmen, tha, sipas raporteve të lajmeve, gjatë ditës hënës, presidenti rus, Vladimir Putin.

Snowden, nëse aplikon për azil politik në Rusi, mund të pajtohet që të mos zbulojë më tepër dokumente, tha Putin në një konferencë. Më herët këtë muaj, Putin tha që Snowden, që është një ish-anëtar i NSA-së, do të mund të kërkonte azil në Rusi nëse ai do të ndalojë së zbuluari dokumentet e tilla.

“Kushtet e marrjes së azilit politik janë të njohura për të”,- tha Putin, sipas një raporti nga Agence France-Presse. “Duke gjykuar nga deklarata e tij e fundit, ai është duke ndryshuar pozicionimin e tij, por gjendja nuk është qartësuar përfundimisht deri më tani.”

Rusia nuk do të ndihmojë Snowden nëse ai vazhdon të zbulojë informacione, tha Putin, sipas RT.com. Zyrtarët rus kanë thënë që ata nuk kanë marrë ndonjë kërkesë zyrtare për azil nga Snowden, raportoi RT.com. Putin akuzoi po ashtu qeverinë amerikane për vënien në kurthe të Snowden në Rusi.

“Ai arriti në territorin tonë i paftuar, ai nuk kërkoi që të fluturojë për tek ne, ai ishte duke fluturuar kalimthi tek shtetet e tjera,” tha Putin, sipas Agence France-Presse. “Por posa ishte në ajër ai, u bë e njohur, dhe bashkëpunëtorët tanë amerikanë bllokuan fluturimin e mëtejshëm të tij.” Snowden do të lërë Rusinë sa më parë që të mundet ai, shtoi Putin në komentet e transmetuara televizive. (PCWorld Albanian)

Snowden

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>