Lajmet

Putini refuzon ofertën e Dell për ndihmë

Jan 30 2009
0 Shpërndarje
Putini refuzon ofertën e Dell për ndihmë

Pyetja e parë ishte nga Michael Dell, formuesi dhe CEO i DELL, i cili ju drejtua kryeministrit me pyetjen se në çfarë mënyra mund të ndihmonin kompanitë teknologjike Rusinë, për të arritur shfrytëzimin më të mirë në interes të teknologjisë dhe talentit. E për ta komentuar këtë paksa “më butë”, Putini nuk ishte i impresionuar nga kjo pyetje.

Sigurisht Dell nuk pati një avantazh në pyetjen e tij pasi që atë e parapriu me një koment në politikën e Putinit duke theksuar si vijon “Zotëri Kryeministre, ju keni folur mbi rreziqet e përfshirjes së tepruar të qeverisë, dhe unë e gjeta veten vërtetë të goditur nga ky koment dhe të befasuar mbi këtë dëgjim”. Ai më tej shtoi, “Gjashtë muaj më parë, unë asnjëherë nuk do të kisha imagjinuar ta dëgjojë këtë koment nga ju, por mund të them se plotësisht pajtohem me ju.” Dell pastaj pyeti sesi kompanitë teknologjike mund të ndihmonin popullin Rus. Ndërsa përgjigja e Putinit-it ishte kjo, “Shikoni, triku këtu është se ne nuk kemi nevojë për asnjë ndihmë. Ne nuk jemi invalid. Nuk kemi kapacitete të limituara.”

Mund të paramendoni se audienca ishte e shtangtë nga komenti agresiv i Putinit. Raportet theksojnë se Putin nuk ka një kapacitet të limituar mental, veçse një “kapacitet të limituar.”

Z. Putin ishte i prerë se Rusia duhej të konsiderohet si një komb i avancuar në vend se të shihet si vend në zhvillim e sipër që ka nevojë për ndihmë. Ai diskutoi përdorimin e gjerë të kompjuterëve në këtë vend dhe qasjen në internet në shkollat e Rusisë, gjersa kaloi edhe në diskutimet mbi zhvilluesit softuerik të këtij shteti.

”Programerët tonë janë prej më të mirëve në botë” tha ai. “Asnjë nuk do të duhej të kundërshtonte këtu – as kolegët tanë Indian.”
Në fakt kjo pikë e cekur është mjaft e vërtetë; Sun Microsystems dhe Intel kanë kërkuar ndihmën e Rusisë për disa prej projekteve të tyre softuerike më të përkushtuara dhe më të sofistikuara.
E për të mos e lënë me kaq, që këta programerë janë “më të fortit në botë”, ne çdo ditë shohim sasinë e tepërt të malware që buron drejtpërsëdrejti nga ky shtet.

Lajmet e fundit>