Analiza

Pyesni një zhvillues: A duhet të ketë një aplikacion mobile çdo uebfaqe në internet

Dec 27 2013
0 Shpërndarje
Pyesni një zhvillues: A duhet të ketë një aplikacion mobile çdo uebfaqe në internet

iphone-appsNëse dëshironi të zhvilloni një aplikacion, e para pyetje që duhet t’i bëni vetes është nëse do ta ndërtoni në ueb apo nëse do të zhvilloni një aplikacion të mirëfilltë, pra, të shkruar posaçërisht për Android, iOS apo Windows Phone.

Jake Riesterer, zhvillues, shprehet se performanca më e mirë vjen më tepër nga dizajnimi i një aplikacioni për të cilin e keni përcaktuar sistemin operativ se ku do të instalohet. Si iOS, ashtu edhe Android, ofrojnë framework-e për të lehtësuar proçesin e shkrimit të kodit.

Nga ana tjetër, aplikacioni mund të ngjajë më bukur se çdo lloj tipi që mund të dizajnoni nga uebi pasi mund të përdorni njësinë e përpunimit grafik që vjen me harduerët e Android dhe iOS.

Nëse përdorni libraritë grafike të gjuhëve në ueb si JavaScript, e cila ju ndihmon të trajtoni grafikat 3D dhe 2D me çdo lloj shfletuesi që suportohet, mjetet në ueb mund të jenë ato të duhurat për ju.

Megjithatë, Riesterer thekson se libraria e grafikës ueb nuk është e kompatibël me pajisjet iOS. Por, le të shkojmë tek pyetja fillestare: a duhet të zhvilloni një aplikacion? Kjo varet nga numri i përdoruesve.

Ndonjëherë, mjafton një faqe e optimizuar për mobile. Nëse keni shumë trafik edhe në faqen tuaj mobile, ndoshta një aplikacion nuk ia vlen. Megjithatë, aplikacionet janë të vlefshme kur dëshironi të zbuloheni apo nëse doni që përdoruesit ta njohin sa më shpejt markën tuaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

programim
Lajmet e fundit>