Vëzhgim

"Abetare Multimediale" në përvjetorin e madh të alfabetit të gjuhës shqipe

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
"Abetare Multimediale" në përvjetorin e madh të alfabetit të gjuhës shqipe

Viteve të fundit edhe rajoni i Ballkanit ashtu edhe shkollat shqiptare janë duke u munduar të integrojnë mësimin interaktiv në të gjitha ciklet arsimore, mirëpo shumë herë nuk është arritur shkaku i mungesës së projekteve multimediale dhe interaktive në të gjitha trojet shqipfolëse.

Pikërisht për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet sistemi i arsimit në trojet shqipfolëse, ne asokohe, si student te fakultetit të Shkencave dhe teknologjive të komunikimit pranë Universitetit të Evropës Juglindore vendosem që të  realizojmë projektin “Abetare Multimediale” si projekt të diplomës. Duke qenë edhe nismëtarët e parë që do  japin  kontribut  në lëmin e re të arsimimit të quajtur edutainment.  Kështu mbas gati tetë muaj punë intensive, projekti arriti të realizohet në afatin e parashikuar më parë, dhe në korrik të këtij viti me projektin “Abetare Multimediale” diplomuam pranë fakultetit të teknologjive të komunikimit (shkenca kompjuterike) në UEJL.

Një shekull më parë në kongresin e Manastirit u bë standardizimi i alfabetit shqiptar. Nga ajo kohë e deri me sot janë botuar shumë versione të abetares. Mirëpo sot një shekull më vonë, vogëlushet shqiptar, kujt edhe i dedikohet ky projekt, do të kenë mundësinë që abetaren ta mësojnë nga një aplikacion tërësisht multimedial dhe më interaktiv për ta.

Projekti në fjalë, gjegjësisht “Abetare Multimediale” është konceptuar dhe dizajnuar në 9 module:
1.    Abetarja
2.    Alfabeti
3.    Lojëra
4.    Muzikë
5.    Video
6.    Fabula
7.    Gjëegjëza
8.    Numra dhe figura
9.    Ushtrime

Gjithashtu që nga fillimi është  vendosur se për realizimin e këtij projekti, aplikacionet me ideale janë aplikacionet e pakëtit Adobe CS3, veçanërisht Adobe Flash CS3 (duke përdorur Action Script 2.0) , Adobe Ilustrator CS3, Adobe Photoshop CS3 dhe si the aplikacionin Stainberg Wave Lab. Gërshetimi i tyre dhe kompatibiliteti na mundësojë ndërtimin e një aplikacioni shumë efikas.

Fillimisht moduli i Abetares është  i zhvilluar në konceptin që çdo shkronjë e alfabetit në vete të përmbajë:

•    Tekstin (leximin) përkatës të shkronjave të shtypit dhe të shkrimit
•    Ilustrimin (të gjitha ilustrime vektoriale të realizuara në aplikacionin Adobe illustrator CS3)
•    Leximin me zë
•    Disa fjalë të ilustruara që fillojnë me shkronjën përkatëse, si dhe mënyrën se si shqiptohen ato

Moduli i Fabulave është i ngjashëm me atë të Abetares. Pjesërisht  përmban të njëjtat elemente sikurse edhe moduli Abetarja mirëpo do të paraqiten disa ndryshime të vogla në realizimin e tij. Këtu janë të përfshira disa nga fabulat më të njohura botërore të përkthyera në gjuhën shqipe. Edhe pse në modulin e Abetares në mënyrë të detajshme janë të përfshira të gjitha shkronjat e alfabetit së bashku me ushtrime dhe shpjegime menduam, se në këtë projekt si modul të veçantë duhet ta përfshijmë Alfabetin. Moduli i Alfabetit në vete përmban shiritin e navigimit në të cilin janë prezantuar të gjitha shkronjat e alfabetit, si ato duhet të shkruhen  dhe mënyrën se si ato shqiptohen. Gjithashtu si modul të veçantë kemi menduar të përfshijmë Numrat një shifror si dhe disa prej figurave gjeometrike elementare, ngase edhe në abetaret e botuara si në Kosovë,Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi u jepet një rëndësi e madhe këtyre elementeve.

Që fëmijët të kenë me çfarë të argëtohen kemi menduar që ky projekt do ishte shumë i varfër sikur në të mos të përfshinim edhe disa Lojëra të ndërtuara në aplikacionin Adobe Flash. Në modulin Ushtrime do të përfshihet disa nën aplikacione po ashtu të ndërtuara në Flash ku fëmijët do të mund të shkruajnë dhe të ushtrojnë shkronjat që kanë mësuar nga mësimet paraprake, mirëpo gjithashtu në menyrë interaktive ata do mund të ngjyrosin njërën nga figurat e tyre të preferuara, si dhe të shkruajnë me shkumësin e improvizuar në tabelë. Ngase të gjitha abetaret e botuara deri më sot në trojet shqiptare përmbajnë Gjëegjëza gjithashtu edhe në “Abetare multimediale” jemi munduar qe mos ti anashkalojmë ato, por ti paraqesim në një mënyrë më interaktive se sa deri më tani. Në dy modulet e fundit Këngë për fëmijë dhe  Video materiale janë  të përfshira këngët që janë inçizuar viteve të fundit nga fëmijët shqiptar nga të gjitha trojet shqipfolese.

Një karakteristikë e aplikacionit  “Abetare Multimediale”  është edhe konfiguracioni minimal i kompjuterit tuaj (Procesor Intel Pentium II me 64 MB RAM dhe kartelë grafike prej disa MB) që nevojitet për të punuar ky aplikacion. Ju duhet të keni të lira vetëm disa MB në memorien tuaj RAM që ky aplikacion të punojë në mënyrën e duhur, sepse ndërtuesit e këtij aplikacioni janë munduar që gjatë programimit një rëndësi të veçantë ti kushtojnë menaxhimit të memories RAM, me qellim që mos të vijë deri të tej ngarkimi i memories RAM. Arsyeja e vetme që ky produkt nuk është plasuar në tregjet shqipfolëse deri me tani është vetëm vështirësia që kemi pasur me regjistrimin e këtij produkt pranë institucioneve përkatëse me qellim që të mbrojmë të drejtat tona autoriale pa u paraqitur ky produkt në treg.  Tani ky problem është zgjedhur dhe vetëm para disa ditëve arritëm që produktin ta regjistrojmë në emrin tonë, kështu që shpresojmë se ministritë e arsimit të gjitha shteteve shqipfolëse në Balkan do e përqafojnë një projekt të tillë me qellim qe ai të distribuohet në formë elektronike nëpërmes CD si material shtesë për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë të arsimit fillor.

 

Lajmet e fundit>