Analiza

Qasja në internet duhet të jetë e “drejtë fondamentale”

Mar 8 2010
0 Shpërndarje
Qasja në internet duhet të jetë e “drejtë fondamentale”

Një anketë e re e bërë me mbi 27.000 të rritur në gati 26 shtete, dhe që u bë përmes GlobeScan të BBC World Service ka gjetur se pothuajse katër prej pesë personave të anketuar besojnë se qasja në internet do të duhej të trajtohet si e drejtë fondamentale.

Pak vende, më dukshëm Estonia dhe Finlanda, veçse kanë kodifikuar idenë, por anketa nënvizoi rëndësinë e qasjes në internet nga njerëz të ndryshëm anembanë botës … dhe si e tillë ajo mund të ndihmojë në nxitjen e tentimeve të grupeve sikurse Kombet e Bashkuara për të vendosur të drejta universale për qasje në internet.

Në tërësi, diku rreth 78 përqind e të anketuarve besuan se interneti u ka dhënë atyre liri më të madhe dhe gati nëntë prej dhjetë besojnë se webi është një vend i mirë për të mësuar. Të anketuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjerë se interneti iu mundëson atyre liri më të mirë: të anketuarit Amerikan gjithashtu ndihen më të sigurt sesa mesatarja rreth shprehjes së opinioneve online. Një shumicë e përdoruesve në Japoni ,Gjermani, Francë dhe Kore të jugut ndjejnë se nuk mund të shprehini në mënyrë të sigurt opinionet e tyre online: megjithatë, të anketuarit në Indi, Ganë dhe Nigeri ishin shumë të sigurt rreth shprehjes së mendimit.

Të anketuarit në Kinë dhe Kore të jugut në veçanti të vendosur se qasja në web të konsiderohet një e drejtë fondamentale: megjithatë, një shumicë e të anketuarve në Kinë dhe shumë në shtete të Evropës ndiejnë se qeveritë do të duhej të jenë të përfshira në rregullat e internetit.  Të anketuarit në Kore të jugut dhe Nigeri kishin më së paku shpresa që të shohin rregulla qeveritare në internet si një gjë të mirë.

Anketa gjithashtu ka shpalosur sesa të varur janë duke u bërë njerëzit nga qasja në internet: në Meksikë, Rusi dhe Japoni, pothuaj tre çerek të të anketuarve thanë se nuk mund të jetojnë pa internet.

Në maje të shqetësimeve të konsumatorëve ishte frika nga mashtrimi online, pastaj ajo përcillej nga prania e përmbajtjeve të dhunshme dhe eksplicite, dhe humbja e privatësisë.

Lajmet e fundit>