Siguri

Qasje ilegale në të dhënat e konsumatorëve të disa kompanive në SHBA

Apr 4 2011
0 Shpërndarje
Qasje ilegale në të dhënat e konsumatorëve të disa kompanive në SHBA

Ajo që mund të cilësohet si një prej thyerjeve më të mëdha në Historinë e SHBA-së ka shtyrë kompanitë që bashkëpunojnë me Epsilon që të dalin në skenë dhe të paralajmëron konsumatorët e tyre se disa prej informatave të tyre elektronike mund të jenë ekspozuar.

Emrat dhe kontaktet elektronike të disa studentëve të lidhur me Bordin e Kolegjeve me bazë në SHBA – që përfaqëson diku rreth 5,900 kolegje, universitete dhe shkolla – ishte prekur gjithashtu nga sulmi. Asnjë informatë personale si kartela krediti apo numra të sigurimit shëndetësor nuk janë ekspozuar, dhe këtë e kanë konfirmuar edhe kompanitë në deklaratat e tyre dhe në e-mailet e dërguara drejt konsumatorëve të tyre.

Në anën tjetër Epsilon, një njësi e marketingut online e Alliance Data Systems Corp, ka thënë të premten se një person jashtë kompanisë ka hakuar në disa prej skedarëve të konsumatorëve të saj. Prodhuesi dërgon më shumë se 40 miliard dollarë reklama me email dhe oferta tjera vjetore, zakonisht tek njerëzit që regjistrohen në një ueb faqe të ndonjë kompanie apo të cilët ofrojnë email adresën e tyre gjatë shopingut.

“Ne kemi mësuar nga ofruesi ynë i emaileve, Epsilon se një numër i kufizuar i informatave është qasur nga një individë apo disa individë të paautorizuar” tha HSN, një operatorë gjithashtu për e-marketing. “Disa informata që përfshinin emrin dhe email adresën janë prekur në thyerje, ndërsa informatat tjera më të ndjeshme kanë mbetur të paprekura. Ne e shohim si të rëndësishme të njoftojmë konsumatorët tanë” thuhej më tej në e-mailin e dërguar nga kjo kompani.

Në formë të ngjashme reaguan edhe kompanitë tjera, ndërsa Bordi i Kolegjeve të dielën paralajmëroi studentët rreth thyerjes dhe i kërkoi atyre që të kenë kujdes mbi pranimin e mundshëm të emaileve apo skedarëve të panjohur “nga palët e treta”.

Lajmet e fundit>