Softuer

Qasuni lehtësisht në aplikacionet në Android

Aug 31 2011
0 Shpërndarje
Qasuni lehtësisht në aplikacionet në Android

Ky aplikacion ju ofron një qasje të shpejtë për tek aplikacioni i dëshiruar, duke e bërë “multi-tasking-un” në një nivel të ri dhe i jep një hov të madh një produktivitetit tuaj.

Me SwipePad ju mund të caktoni regjionin e ekranit tuaj që dëshironi ta përdorni për të kaluar nëpër shkurtesat e padit. Vetvetiu, regjioni është i caktuar në pjesën e sipërme të djathtë të ekranit. Thjesht tërhiqeni gishtin tuaj poshtë pjesës së djathtë poshtë në ekran dhe pastaj në mes dhe kështu paraqiten 12 vende që ju mund t’i caktoni duke mbajtur gishtin tuaj sipër tyre për 2 sekonda. Ky aplikacioni vazhdimisht funksionon në prapavijë, por nuk shkakton ngecje në funksionim të sistemit.

Shkarkojeni aplikacionin SwipePad Beta nga tregu Android Market./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>