Lajmet

Që nga dita e sotme Google do të konvertojë reklamat e bazuara në Adobe Flash në HTML5

Feb 25 2015
0 Shpërndarje
Që nga dita e sotme Google do të konvertojë reklamat e bazuara në Adobe Flash në HTML5

Google-sign-Carlos-Luna-Flickr

Google që nga dita e sotme do të konvertojë të gjithë reklamat e bazuara në Adobe Flash në standartin e ri HTML5. Kjo do e bëjë edhe më të thjeshtë punën e reklamuesve të cilët mund të krijojnë reklama edhe me një paisje ose shfletues që nuk mbështet Adobe Flash.

Në muajin Shtator, Gogle filloi të ofronte mbështetje për HTML5 aty ku Adobe Flash mungonte. Për këtë Google ofronte një mjet për të krijuar version HTML5 të reklamave të mirfillëta dhe jo thjesht një imazh statik. Tani Google I konverton vetë pa qenë nevoja e veprimit të nga përdoruesi. Reklamuesi thjesht duhet të ngarkojë reklamat në AdWords apo mjete të tjera të palëve të treta që funksionojnë me platformën e Google.

Me pak fjalë, Google po punon gradualisht në konvertimin e të gjitha reklamave Flash në HTML5. Kalimi në standartin HTML5 është një trend që kompania ka kohë që po e aplikon. Në Janar të 2010, video platforma Youtube në pronësi të Google njoftoi se po lançonte një faqe testimi ku do të mbështetej HTML5. Muajin e shkuar, Yotube më në fund braktisi Adobe Flash në favor të HTML5 përgjithnjë.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>