Lajmet

Që nga dita e sotme mund të shkarkoni Vëzhgimin Teknik të Windows 10 për smartfonët

Feb 13 2015
0 Shpërndarje
Që nga dita e sotme mund të shkarkoni Vëzhgimin Teknik të Windows 10 për smartfonët

windows_10_release_date_2015_0Tashmë ne kemi parë Windows 10 në një kompjuter dhe tablet ndërsa ka ardhur momenti që këtë sistem operativ ta shohim dhe në smartfonët tanë. Që nga dita e sotme, kompania Microsoft ka bërë të disponueshëm vëzhgimin teknik të Windows 10 për smartfonët. Ata që duan të përdorin këtë sistem duhet të regjistrohen në programin Insider të kompanisë. Nëqoftëse ju aktualisht zotëroni një smartfon me një sistem operativ Windows atëherë ju mund të instaloni një aplikacion përmes së cilit mund të shkarkoni Windows 10.

Ky është një vëzhgim teknik fillestar për versionin e Windows 10 për smartfona ndaj përdoruesit mund të hasin probleme në instalimin paraprak të tij. Deri më tani Microsoft e ka bërë këtë version të disponueshëm vetëm për pajisjet Lumia 630, Lumia 635, Lumia 638, Lumia 730, dhe Lumia 830. Ekzekutivi i kompanisë Joe Belfiore ka deklaruar se do të ofrohet mbështetje për modelet e tjera në muajt në vazhdim.

Microsoft ka lajmëruar se shumë nga karakteristikat që janë lançuar në Techincal Preview mungojnë në këtë version. Cortana gjithashtu ngelet e disponueshme vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Kompania po e përmirson dukshëm platformën Windows Phone me lançimin e Windows 10 dhe pjesa më e madhe e ndryshimeve vjen falë aplikacioneve universale. Ky version do të sjellë në Windows Phone aplikacione të reja të përmirësuara të fotove, mesazheve, kalendarit, muzikës, postës elektronike, kamerës etj. Kompania gjithashtu ka rritur cilësinë e hartave duke sjellë në një aplikacion të vetëm sugjerimet e drejtimeve dhe hartave. Karakteristika të reja përfshijnë gjithashtu organizim më të mirë të panelit të cilësimeve, një qendër të re njoftimesh dhe aftësinë për të vepruar direkt mbi njoftimin. Të gjitha këto parashikohet të ndikojnë ndjeshëm në opinionin e konsumatorëve ndaj Windows Phone. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>