Lajmet

Që të tre operatorët mobil në Serbi kalojnë në rrjetet 4G LTE

Apr 9 2015
0 Shpërndarje
Që të tre operatorët mobil në Serbi kalojnë në rrjetet 4G LTE

4GQë të tre operatorët mobil në Serbi kanë konfirmuar kalimin në rrjetin e gjeneratës 4G LTE duke mbuluar të gjithë territorin internet të shpejtësisë së lartë. Operatori Vip në pronësi të Telekomit Austriak startoi i pari më 24 Mars duke vënë në funksionin rrjetin e tij në provincën Pacevo. Më pas rrjeti ishte funksional edhe në Kopaonik, Zlatibor dhe Beogradin e Ri.

Ndërsa më 25 Mars, operatori rival Telenor Serbia filloi të ofronte internetin 4G në provincat e Beogradit, Suboticës, Kopaonikut dhe Zlatiborit. Në të javët në vijimin do të vazhdojë implementimi në Nish dhe Novi Sad.

Dhe në fund, operatorit movil MTS në pronësi të Telekom Srbija ndezi rrjetet 4G në 6 Prill duke mbuluar gjashtë qytete. Në një konferencë për shtyp kompania lajmëroi aktivizimin e rrjetit 4G në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevac, Arandelovac, Sabac, Novi Pazar, Pancevo dhe Kopaonik. (PCWorld Albanian)

Tags >

4G
Lajmet e fundit>