Lajmet

Qendra Britanike e sigurisë kibernetike nuk ka certifikuar asnjëherë produktet e Kaspersky

Jul 18 2017
0 Shpërndarje
"Ne certifikojmë produkte të ndryshme, por NCSC nuk ka patur produkte nga Kaspersky," vijoi agjencia. Qendra Britanike e sigurisë kibernetike nuk ka certifikuar asnjëherë produktet e Kaspersky

Qendra Kombëtare Britanike e Sigurisë Kibernetike (NCSC) tha ditën e Marte se nuk ka çertifikuar asnjëherë produktet e firmës Ruse të sigurisë kibernetike Kaspersky Lab.

“NCSC certifikon produkte nga një rang iniciativash dhe prodhuesit duhet të aplikojnë për certifikimin e produkteve të tyre nga një prej partnerëve tanë të akredituar,” tha NCSC e cila është pjesë e agjencisë britanike GCHQ.

“Ne certifikojmë produkte të ndryshme, por NCSC nuk ka patur produkte nga Kaspersky,” vijoi agjencia.

Pas bllokimit të aktiviteteve të firmës nga autoritetet Amerikane, Kaspersky u shpreh se kishte rënë viktimë e përplasjeve gjeopolitike mes SHBA-ve dhe Rusisë. /PCWorld Albanian

Tags >

Kaspersky
Lajmet e fundit>