Harduer

Qendra më e madhe të dhënave do të ndërtohet në Rrethin Polar Arktik

Aug 15 2017
0 Shpërndarje
Fillimisht baza do të konsumojë 70 megavat energji ndërsa brenda një dekade do të rriten kapacitetet deri në 1,000 megavat. Qendra më e madhe të dhënave do të ndërtohet në Rrethin Polar Arktik

Ditën e Hëne u bënë publike planet për të ndërtuar qendrën më të madhe në botë të të dhënave. Qendra do të ndërtohet në qytetin Norvegjez të Ballangen i cili përfshihet brenda rrethit të Arktikut.

Kolos, firma pas projektit, tha se klima e ftohtë dhe burime hidrike do të mbajnë të ulëta kostot e energjisë së qendrës.

Firma Amerikano-Norvegjeze deri tani ka ngritur miliona dollar për projektin nga investitorë privatë në Norvegji. Sakaq pjesën e ngelur të fondeve do ja sigurojë një bankë investimesh Amerikane.

Fillimisht baza do të konsumojë 70 megavat energji ndërsa brenda një dekade do të rriten kapacitetet deri në 1,000 megavat. Ajo do të shtrihet në një sipërfaqe prej 600,000 metrash katrorë pranë një miniere.

Një prej qendrave të të dhënave të Amazon në SHBA thuhet se konsumon 1,000 megavat energji.

Edhe Facebook shquhet në këtë industri me qendrat e saja të të dhënave. Një prej tyre lokalizohet në Suedi, 385 km nga Ballagen por është e limituar në 120 megavat. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>