Vëzhgim

Qëndrimi i gjatë në Twitter, jo i shëndetshëm

Feb 23 2012
0 Shpërndarje
Qëndrimi i gjatë në Twitter, jo i shëndetshëm

“Për mua, kjo tingëllon e pashëndetshme,” tha Stone tek një bisedë zyrtare në Montreal, duke iu drejtuar disa njerëzve që thonë që janë aq të zënë duke qëndruar për 12 orë në këtë rrjet.

“Unë e pëlqej llojin e lidhjes ku ju shkoni në uebfaqe dhe dilni sepse e keni gjetur atë të cilën po e kërkonit ose ju gjetët diçka shumë interesante dhe mësuat diçka.

“Unë mendoj që kjo është më e shëndetshme. Qartësisht, ne duam që ju të vini më shpesh.”

Stone gjatë ligjëratës së tij për filozofinë e biznesit  tregoi që shumë njerëz e tejkalojnë kufizimin prej 140 karaktereve në një cicërimë në rrjetin Twitter.

Ai tha madje që është  i mahnitur me mbërritjen e uebfaqes, të cilën ai dhe bashkëpunëtori i tij, Evan Williams, e kanë parë më parë më tepër si argëtuese se sa aq e dobishme.

“Askush nuk mendoi që ishte një ide e mirë,” tha Stone gjatë ditëve të hershme të rrjetit Twitter. Kritika më e madhe ndaj rrjetit Twitter ishte që ai nuk ishte aq i dobishëm.

“Dhe unë dukshëm e mbaj në mend kolegun tim Evan Williams duke më thënë,” Mirë, as akullorja nuk është. A duhet që ta ndalojmë akulloren dhe tërë gëzimin ose ne mund të kemi diçka që është argëtuese? Çfarë ka gabim me këtë?”

Ai tha pastaj që ata u përqendruan në argëtim dhe duke ndërtuar veglën e rrjetit shoqëror./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>