Lajmet

Qeveria amerikane do të ruajë dokumente shumë sekrete në Cloud

Oct 8 2014
0 Shpërndarje
Qeveria amerikane do të ruajë dokumente shumë sekrete në Cloud

shutterstock_105420140Një dokument i lëshuar nga Departamenti i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara zbulonte se qeveria ka marrë dy iniciativa të reja për të ruajtur informacione të saj tepër sekrete në Cloud.

Për herë të parë Departamenti i Mbrojtjes po planifikon të ruajë të dhëna të klasifikuara si “impact level 6” në magazinën e ruajtjes online Cloud. Niveli i gjashtë njihet si një nivel informacioni me rrezikshmëri të lartë që nëqoftëse publikohet do të sjellë dëme të mëdha njerëzve. Qeveria amerikane e quan ndryshe “TOP secret”.

Më herët gjatë këtij viti qeveria ruajti në Amazon informacione të nivelit të parë dhe të dytë. Qeveria ka propozuar dy mënyra për ruajtjen të sigurt të informacionit. Mënyra e parë quhet “Data Center Leasing Mode” ku do ti lejohet kompanive Cloud Computing të kenë hapësirën e tyre brenda Departamentit të Mbrojtjes që mund ta përdorin për të vendosur serverat e tyre.

Ndërsa mënyra e dytë quhet “On Premise Container Model” ku serverat do të ndërtohen nga një prodhues dhe më pas do të transportohen në Departament. Të dyja këto mënyrë kanë nevojë për një lidhje fizike me serverat e qeverisë dhe nuk e ruajnë informacionin e kriptuar në internet. Kjo do të thotë që këto të dhëna top sekret janë tepër të mbrojtura nga hakerat. (PCWorld Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>