Lajmet

Qeveria amerikane ka hakuar faqen healthcare.gov për të parë nëse ajo është e sigurt

Nov 8 2014
0 Shpërndarje
Qeveria amerikane ka hakuar faqen healthcare.gov për të parë nëse ajo është e sigurt

healthcare-obamacare-website-stock1_2040.0_standard_800.0Ueb faqja Healthcare.goc u lançua në tetor të vitit 2013, por që në fillimet e saj ajo hasi disa probleme teknike, vetëm 6 njerëz mundën të lundronin këtë faqe gjatë ditëve të para. Tani pas një përditësimi të dytë të faqes, qeveria amerikane është duke sulmuar faqen në mënyrë që të sigurohet që problemet e mëparshme mos të shfaqen sërish.

Andy Slavitt, i punësuar për të manaxhuar qendrën e shërbimeve mjekësore, tha se grupi i hakerave ‘të bardhë’ janë duke dërguar sulme sistematike të përjavshme që duken si sulme të vërteta. Në këtë mënyrë ata identifikojnë dhe më pas korrigjojnë pikat e dobëta të faqes. Më herët gjatë këtij viti kjo faqe ka rënë pre e një sulmi të vërtetë i cili rrezikoi të dhënat personale dhe mjekësore të 70.000 pacientëve.

Në fakt duhet të pranojnë se shpejtësia e rritjes së Healthcare.gov që nga lançimi ka lënë mbrapa sigurinë. Përpara përditësimit të ri, Slavitt është shprehur se kjo faqe tashmë do të funksionojë sipas disa standardeve të reja më të sigurta të qeverisë amerikane ndaj dhe përdoruesit dhe pacientët e saj do të ndihen më të sigurt. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>