Lajmet

Qeveria amerikane kërkon dënim me 7 muaj burg për hakerin e LulzSec i cili ndihmoi FBI-në

May 26 2014
0 Shpërndarje
Qeveria amerikane kërkon dënim me 7 muaj burg për hakerin e LulzSec i cili ndihmoi FBI-në

DSC04723.0_standard_640.0Ish-lideri i grupit të hakerëve LulzSec, Hector Xavier Monsegur, i njohur ndryshe në bazë të pseudonimit të tij “Sabu” – do të dënohet në gjykatën federale gjatë ditës së martë dhe qeveria amerikane është duke u munduar që ta shpërblejë hakerin për bashkëpunimin e tij me FBI-në. Prokurorët amerikanë janë duke rekomanduar një dënim të gjatë sa “koha e shërbimit” për Monsegur-in. Nëse gjykata ndjek rekomandimin e prokurorëve, Monsegur do të jetë në burg për jo më tepër se sa shtatë muaj, sa është edhe koha që ai kishte shërbyer në vitin 2012.

Hakeri punonte me FBI-në për të identifikuar dhe formuar raste kundër anëtarëve të tjerë të LulzSec dhe Anonymous dhe sipas deklaratës së qeverisë amerikane të bërë gjatë javës së kaluar në gjykatë, informacionet e tij çuan drejtpërdrejt në arrestimin dhe në gjetjen e dëshmive për tetë të tjerë të përfshirë në sulme të jashtëligjshme të nivelit të lartë në faqet si Sony, Nintendo, PBS, Fox, Senate.gov dhe faqe të tjera. Përveç të tjerash, ndihma e tij e ndihmoi FBI-në në arrestimin e Jeremy Hammond – i njohur ndryshe si “Anarchaos” – i cili ishte krimineli më i kërkuar kibernetik në kohën e arrestimit. Ai është dënuar me 10 vite burgim.

Monsegur ka punuar me FBI-në që kur hetuesit vizituan apartamentin e tij në Nju Jork në vitin 2011. Sipas deklaratës së qeverisë amerikane të bërë gjatë javës së kaluar në gjykatë, ai menjëherë rrëfeu për përfshirjen e tij në LulzSec e po ashtu edhe në një varg të gjerë të aktiviteteve të tjera kriminale në internet. FBI shkruan që Monsegur u kthye online vetëm pak orë pasi ishte qasur nga zyrtarët për të filluar për të shërbyer si informues.

Sipas rekomandimit nga prokurorët, ai ofronte informacione të hollësishme në lidhje me krimet me kompjuter të kryera nga këto grupe, duke përfshirë informacione se si ndodhnin sulmet, cilët anëtarë ishin të përfshirë dhe si shfrytëzoheshin sistemet kompjuterike sapo të sulmoheshin. Në të thuhet po ashtu që ai “u përfshi në bashkëpunim shtesë, që ishte në thelb proaktiv që ia mundësoi FBI-së që të parandalonte një numër të konsiderueshëm të sulmeve të planifikuara kibernetike” kundër agjencive qeveritare si NASA, e po ashtu edhe një numër të firmave të paidentifikuara private. Në të thuhet që përfshirja e tij ndaloi të paktën 300 sulme dhe kurseu miliona dollarë në dëmtime.

Në vitin 2012, pasi ai filloi punën si informues për FBI-në, Monsegur shërbeu për shtatë muaj në burg kur garanti i tij ishte anuluar për “postime të paautorizuara online”. Ai ishte lëshuar sipas garantit të ri më vonë gjatë atij viti dhe FBI-ja ka shtyrë dënimin e tij disa herë. Shumica e anëtarëve të tjerë të LulzSec-ut që janë kapur me ndihmën e bashkëpunimit të Monsegur janë dënuar prej 1 deri në 3 vite heqje lirie. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>